Aktualitet

Të shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet njëri nga vëllezërit në Durrës –

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga njërin prej dy vëllezërve të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Arrestimi i 22-vjeçarit D.M. u krye nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila më 16 tetor 2023 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas hetimeve, më 13 gusht 2023, D.M., në bashkëpunim me vëllain e tij M.M., kanë sulmuar me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Operacioni “Brothers” është zhvilluar në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Vijon kërkimi për vëllain tjetër, M.M., i cili ndodhet ende në arrati. Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

#Të #shpallur #në #kërkim #për #plagosje #arrestohet #njëri #nga #vëllezërit #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button