Sport

“Jam i sigurtë se mund të luajmë më mirë”: Zekic bën llogaritë pas 1-1 me BATE Borisov

Borisov

“Mund të them se dhamë gjithçka sot, sa mund të japim në këtë moment. BATE ka luajtur 13 ndeshje, ne vetëm dy miqësore. Në pjesën e parë ne luajtëm presing të lartë gjithë kohës. Në pushim u thashë djemve që nuk jemi në formë maksimale në këtë moment, duhet të presim. Por nuk luajtëm mirë pa top”. Një përmbledhje e shpejtë e ndeshjes në fjalët e trajnerit të Partizanit, Zoran Zekic. Kroati pas 1-1 me BATE Borisov ka mbetur i kënaqur, të paktën pjesërisht. “Jam krenar, se jemi këtu prej vetëm 25 ditë dhe punojmë shumë – tha tekniku -. Skuadra dha 100%, jam i sigurt se në sulm mund të luajmë shumë më mirë. Por nuk kemi kohë dhe nuk ka alibi. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër”.

Lexo më tej: Video/ Ballkani fantastik, Daja likuidon 2-0 Ludogorets: Struga e Duros barazon në transfertë

E për ndeshjen tjetër, favori është se nuk do të luajë në Bjellorusi, por në fushën asnjëanëse në Hungari, për shkak të dënimit të klubeve bjelloruse nga UEFA: “Kemi 7 ditë më shumë për të përgatitur më mirë taktikisht dhe fizikisht. Por çdo gjë që bëmë taktikisht në ndeshje ishte shumë mirë. Duhet të përmirësohemi se BATE Borisov është një skuadër shumë e mirë” e mbylli Zekic.


#Jam #sigurtë #mund #të #luajmë #më #mirë #Zekic #bën #llogaritë #pas #BATE #Borisov

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button