Aktualitet

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rëndë në Skenderaj!

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar paraburgim për të pandehurit H.I., dhe B.I., pasi ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, raporton Gazeta Blic.

Kështu thuhet në njoftimin e Prokurorisë të lëshuar për media.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për caktim paraburgimi për vrasjen e rëndë në Skenderaj

Mitrovicë, 14 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit H.I., dhe B.I., pasi ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 e lidhur me nenin 31, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 12 shkurt 2025 në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, së bashku e të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e privojnë nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë në lokal i nxjerrin armët dhe shtijnë në drejtim të ndjerit I.I, dhe goditjet rezultojnë vdekjeprurëse për të ndjerin.

Të pandehurit, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjenden në ndalim nga data 12 shkurt 2025.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.



#Prokuroria #kërkon #paraburgim #ndaj #të #dyshuarve #për #vrasjen #rëndë #në #Skenderaj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button