‘Burri i kufizon lëvizjen gruas në vendin e punës në QKUK’- Deklarohen nga Policia për “Gazeta Blic”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në QKUK, ku një burrë u raportua se e mbajti peng një grua.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.
Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. I dyshuari është dërguar në stacionin policor.
“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, kanët thënë nga Policia për “Gazeta Blic”
#Burri #kufizon #lëvizjen #gruas #në #vendin #punës #në #QKUK #Deklarohen #nga #Policia #për #Gazeta #Blic
gazetablic.com