Lotito zbulon arsyet e ndarjes: “Milinkovic më telefonoi duke mu lutur që ta shisja”

Sergej Milinkovic-Savic është gjithnjë e më shumë larg nga Lazio, me shitjen që tashmë duket e pashmangshme. Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito, që gjatë një interviste për Tg24 ka nënvizuar se serbi ka kërkuar vetë të shitet. Pronari i Lazios ka saktësuar megjithatë se nuk ka ardhur ende oferta zyrtare për mesfushorin: “Nuk më rezulton asgjë e bërë. Ajo që di është që lojtari ka kërkuar të largohet, duke qenë se ka 8 vite te Lazio. Nuk është një problem marrëdhëniesh me klubin, është një problem koke. Nuk ishte problem me paratë me ne, ai dëshiron të ndryshojë ambjent”.
Çfarë e ardhme e pret Milinkovic-Savic? Të gjitha rrugët të çojnë në Arabi, me sauditët e Al Hilal, të cilët e kanë rritur presionin për të marrë serbin: “Kjo ofertë nuk ka ardhur në fakt. Kur të nënshkruhet kontrata dhe të bëhet pagesa, do të bëhet e kryer. Sa kohë të jetë lojtar i teseruar i Lazios do të shkojë në grumbullim, kur të mos jetë më do të shkojë aty ku ka vendosur”.
“Nuk kam folur për një ofertë të duhur, sepse po të prisnim të duhurën, nuk do ta shisnim me ato shifra. Me djalin mora një angazhim që nëse do të vinte një ofertë minimale normale për Lazion, ai mund të shkonte. Oferta është më e ulët se 50 milionë, diçka më pak”, shpjegoi Lotito.
Lexo më tej: Al Hilal i bën “gropën” Juventus: Milinkovic i thotë po sauditëve, 40 milionë euro për Lotito
NJË SHIGJETIM PËR MILINKOVIC
Presidenti bardhekaltër më pas ka dashur të theksojë: “Unë nuk e di nëse është një problem stimujsh. Nëse dikush dëshiron të shkojë në Arabi, stimuli janë vetëm paratë. Por ju duhet të pyesni atë. Unë u përpoqa ta mbaj deri në minutën e fundit, por kur dikush më thotë se për një gjë të tijën, personale, do të largohet, çfarë mund të bëj? Ne ishim të gatshëm të rinovonim kontratën dhe ta blindonim. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, por në fund lojtari vendos se çfarë do të bëjë në jetë. Ai më telefonoi duke më lutur për ta lënë të shkojë”.
#Lotito #zbulon #arsyet #ndarjes #Milinkovic #më #telefonoi #duke #lutur #që #shisja
Lapsi