Aktualitet

Unë s’kam studiuar për ushtri, u zgjodha Ministër i Mbrojtjes për… –

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se pretendohet se ai, gjatë kohës që mbante postin, ka rritur kalibrat e municioneve.

Por, Mediu theksoi se, sipas ekspertëve, nuk ka asnjë akt ligjor ku përcaktohen se kush janë kalibra të mëdhenj e kush të vegjël.

Ish-ministri shtoi se urdhrat janë firmosur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturat më të specializuara që merren me çështjen e armatimit e municionit.

“Unë nuk kam studiuar për ushtri, jam emëruar 2005 si Ministër për të realizuar standardet e NATO dhe prej tyre ka qenë demontimi i municioneve të tepërta që përbënin rrezik për shoqërinë shqiptare”, deklaroi ai.

Fatmir Mediu: Gjyqet popullore do e kishin shume zili seancën e sotme, nuk është serioze, por absurd deri në qesharake.

Këta pretendojnë se ministri ka rritur kalibrat e municioneve ndërkohë që ekspertët e thonë qartë që nuk ka asnjë akt ligjor ku përcaktohen se kush janë kalibra të mëdhenj e kush të vegjël.

Kur prokurori u pyet se nga unë se kush është kalibri i madh dhe i vogël sipas përcaktimit të tij, tha nuk e di sepse jam jurist.

Urdhrat e firmosur janë nga shefi i shtabit të përgjithshëm, nga strukturat më të specializuara që merren me çështjen e armatimit dhe municionit, por për me tepër se kaq i referohen një libri rus, apo librave ushtarak të ’85. Unë nuk kam studiuar për ushtri, nuk kam qene caktuar si Ministër i Mbrojtjes në bazë të traktatit të Varshavës, apo as i ushtrisë popullore socialiste. Jam emëruar 2005 si Ministër për të realizuar standardet e NATO dhe prej tyre ka qenë demontimi i municioneve të tepërta që përbënin rrezik për shoqërinë shqiptare.

Akoma më keq se kaq, kur i paraqita ekspertët dhe prokurorëve, dokumente të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm kur ende se kisha marrë postin, kur marrëveshja me SHBA për demontimin e municioneve të janë përcaktuar në këto urdhra, municione deri në 120 mm, kjo hedh poshtë absurditetin e qëndrimit të tyre.

FA e kanë ditur se çfarë kanë bërë dhe aleatët tanë kur kanë firmosur këto marrëveshje e kanë bërë në përputhshmëri me ligjet shqiptare.

#Unë #skam #studiuar #për #ushtri #zgjodha #Ministër #Mbrojtjes #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button