Aktualitet

Mozzik del publikisht kundra partnerit të Loredanës

Mozzik

Nga sot e tutje Mozzik është fans i Bayern Munich.

Reperi ka thyer rrjetin me reagimin e tij të fundit, që dukshëm është një ngacmim për fansat lidhur me romancën e re të Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi.

Thënë kjo, Karim luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, që është skuandra kundërshtare më e madhe e Bayern në Bundesliga. Sezonin e kaluar dy skuadrat luftuan kokë më kokë me njëra-tjetrën për titullin kampion. Dhe ishte Bayern ai që triumfoi ditën e fundit të kampionatit me një pikë diferencë.


Sigurisht postimi i Mozzik ka marrë një lumë komentesh me fansat që janë treguar të vëmendshëm dhe nuk u ka munguar ky detaji.

Postimi i Mozzik vjen disa ditë pas Loredana zyrtarizoi lidhjen me 21-vjeçarin. Në një intervistë të fundit, Mozzik tha se ai dhe Loredana kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe tani kanë një raport të qetë dhe merren vesh për hir të vajzës së tyre.



#Mozzik #del #publikisht #kundra #partnerit #të #Loredanës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button