Hoxha nxjerr foton: Ahmetaj të premten në Greqi, nuk ishte në Shqipëri kur doli lajmi për arrestimin e tij

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan një foto të Arben Ahmetajt në doganën e Kakavijës.
Gjatë fjalës së tij, gazetari Hoxha ka thënë se kur ka dalë lajmi për kërkesën për arrestimin e tij, Ahmetaj nuk ka qenë në Shqipëri.
Artan Hoxha: Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizuar dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë.
/a.r
#Hoxha #nxjerr #foton #Ahmetaj #të #premten #në #Greqi #nuk #ishte #në #Shqipëri #kur #doli #lajmi #për #arrestimin #tij