Pse SPAK e prezanton Veliajn si të dënuar? Dokumenti i gjendjes gjyqësore që vërteton të kundërtën –

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua mesditën e djeshme pas urdhrit të SPAK. Prej një viti ai është në hetim pasuror, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme pas denoncimit të një personi anonim ‘Nesti Angoni’.
Mister mbetet arsyeja se përse SPAK në dosjen për Erion Veliaj e cilëson kryebashkiakun si një person ‘i dënuar’ në gjendjen gjyqësore.
Ndërkohë që sipas një vërtetimi të gjendjes gjyqësore të siguruara nga shqiptarja.com ditën e sotme (11 shkurt 2025), Erion Veliaj rezulton në gjendjen gjyqësore si person ‘i padënuar’.
Më poshtë po japim dhe gjendjen gjyqësore siç përshkruhet nga SPAK në dosjen hetimore dhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore të firmosur nga nga Anila Paci.
Gjendja gjyqësore e Veliajt:
#Pse #SPAK #prezanton #Veliajn #të #dënuar #Dokumenti #gjendjes #gjyqësore #që #vërteton #të #kundërtën
Java News