Video/ Tonali, çfarë luksi te Newcastle: reagimi i të dashurës së mesfushorit, Giulia, është virale

Sandro Tonali dhe e dashura e tij Giulia Pastore po ambjentohen në atë që supozohet se do të jetë shtëpia e tij për 6 vitet e ardhshme, Newcastle. Pas një qasjeje fillestare që kishte mërzitur tifozët e Magpies, që akuzuan mesfushorin se nuk tregonte asnjë lloj entuziazmi për transferimin në Angli, Tonali dhe vajza duket se po ndihen komod. Meritë sigurisht edhe e mirëseardhjes që iu bë nga klubi.
Tonali po njeh dhe eksploron strukturat e ekipit të tij të ri. E niveli i klubit, sidomos pas ristrukturimeve të fundit, është padyshim më i lartë se ai në qendrat sportive italiane. Në këtë këndvështrim, reagimi i të dashurës së 23 vjeçarit është emblematik.
LADY TONALI MBETET PA FJALË
Mesfushori dhe e dashura e tij vizituan qendrën moderne të stërvitjes së Newcastle, e vendosur në Benton në Tyneside. Një anëtar i stafit të klubit brdhezi shoqëroi çiftin në zbulimin e qendrës. Kohët e fundit struktura është rinovuar me përmirësime në dhomat e zhveshjes, në salla të ndryshme dhe shtimin e pishinave të hidroterapisë. Shumë të rafinuara dhe moderne, përvec se luksoze, salloni dhe dhoma e ngrënies. E pikërisht duke vizituar këtë të fundit e dashura e Sandro Tonali ka mbetur, fjalë për fjalë, me gojë hapur.
Lexo më tej: Nga lotët te dëshira për revansh: Tonali prezantohet si lojtari i ri i Newcastle
Videon e postuar në faqen zyrtare të klubit u shpërnda menjëherë nga faqet e tjera dhe u bë virale. Në të, shihet Giulia duke reaguar me habi të sinqertë me pamjen e dhomës së ngrënies luksoze. Një histori krejt ndryshe, krahasuar me fytyrën pa shprehi të të dashurit të saj teksa zbriste shkallët e avionit kur sapo kishte mbërritur në Newcastle.
😮 Quand la compagne de Sandro Tonali, recrue la plus chère de l’histoire de Newcastle, découvre le centre d’entraînement des Magpies… pic.twitter.com/jQtXf4gMk8
— RMC Sport (@RMCsport) July 8, 2023
#Video #Tonali #çfarë #luksi #Newcastle #reagimi #të #dashurës #së #mesfushorit #Giulia #është #virale
Lapsi