Aktualitet
Nico Gonzalez gati për ndeshjen ndaj Real Madridit

Fabrizio Romano raporton se mesfushori i Manchester Cityt, Nico Gonzalez, ka rifilluar stërvitjet përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
23-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt për 60 milionë euro, është plotësisht në formë dhe gati për t’u paraqitur në lojë.
Gonzalez u dëmtua gjatë një ndeshje të FA Cup kundër Leyton Orient, ku ai bëri debutimin e tij në formacionin fillestar përpara se të zëvendësohej në minutën e 22-të.
Sonte nga ora 21:00, Man City e pret Real Madridin në Etihad.
/ Sport
#Nico #Gonzalez #gati #për #ndeshjen #ndaj #Real #Madridit
gazetablic.com