Sport

Foto/ Mbappé te Real, tifozët Blancos të sigurtë: “Kroos ka dhënë një detaj”

Kroos

Thyerja mes Kylian Mbappé dhe Liverpool tani duket përfundimtare. Prej muajsh qarkullonin thashethemet se sulmuesi francez nuk dëshironte të rinovonte kontratën me parisienët. Mbappé del me parametër zero në vitin 2024 dhe fjalët e presidentit Al-Khelaifi, për këtë temë, vetëm sa i kanë hedhur benzinë zjarrit. Përgjigja nga lojtari më i mirë në Ligue 1 nuk vonoi. E shumëkujt, kjo iu duk si një akuzë drejtuar skuadrës dhe klubit. Sikur të mos mjaftonte, tani vjen edhe një detaj e dhënë nga Tony Kroos.

Ndaj, divorci duket i pashmangshëm dhe sigurisht që nuk mungojnë të interesuarit. Real Madrid, Liverpool dhe Arsenal kanë shprehur tashmë interesin e tyre. Madje Reds, sipas zërave të fundit, kanë formuluar një ofertë prej 200 milionë eurosh. Megjithatë, Merengues duket se janë ende në favor për të siguruar performancën e sulmuesit francez. E në këtë kuptim, shkrepja e fundit e postuar nga Toni Kroos në Instagram i bëri tifozët madrilen të ëndërrojnë: për ta është një tregues i qartë.

DETAJI I KROOS

Mesfushori gjerman, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Gjermani, vizitoi akademinë e tij në Këln dhe shkrepi një foto me një fëmijë. Asgjë e veçantë, përveç se djali në fjalë kishte veshur fanellën e bardhë të Paris Saint Germain me emrin dhe numrin e Mbappe. Fotoja u postua si një histori në Instagram në llogarinë e Kroos Academy. Më pas u shpërnda dhe u ripropozua nga vetë lojtari në profilin e tij zyrtar.


Lexo më tej: Mbappé i tërbon të gjithë te PSG: “Dua vetëm të fitoj, nuk më intereson fanella ose për kë luaj”

E pashmangshme që foto ndezi menjëherë fantazitë e shumë tifozëve të Real Madrid. Për ta imazhi është një tregues i qartë dhe i sigurtë i mbërritjes së afërt të sulmuesit francez në kryeqytetin spanjoll. Mbështetësit e Merengues udhëtojnë paksa shumë me imagjinatën apo shkrepja ka vërtet një kuptim të fshehur?

#Foto #Mbappé #Real #tifozët #Blancos #të #sigurtë #Kroos #dhënë #një #detaj

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button