Aktualitet

“De facto” non grata e Berishës është hequr, “de jure është çështje ditësh –

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në studion e “Ditarit” me Denisa Pashollin, në A2 CNN, deklaroi se lajmi më i madh i ditës së sotme nuk është arrestimi i Erjon Veliajt, por heqja e “non gratës” Sali Berishës.

“De facto i është hequr, “de jure” do i hiqet shumë shpejt, për punë ditësh. “De facto” është hequr “non grata”. “De jure” u bë “non grata” Blinken, George Soros dhe shumë shpejt edhe të gjithë kukullat e Sorosit”, tha Xhaferri.

Në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Besart Xhaferri theksoi se “sot është arrestuar një nga shtyllat e korrupsionit të Rilindjes, por jo për akuzat që ne do i vazhdojmë si kauza”.

“Erjon Veliaj ka muaj që është “i vdekur” politikisht, është i mënjanuar nga strukturat e PS-së, u denigrua në media, u bë armik i PS dhe tani flaket. Këtë e kemi parë me të gjithë bashkëpunëtorët që ka pasur Edi Rama. Sot është arrestuar një nga shtyllat e korrupsionit të Rilindjes, por jo për akuzat që ne do i vazhdojmë si kauza”, tha Xhaferri.

#facto #grata #Berishës #është #hequr #jure #është #çështje #ditësh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button