Sport

Bakaj nuk bën spiunin, Alshevsky në padije për Partizanin e Zekic: “Mund të ndryshojë taktikat”

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi tani në Shqipëri. Pamja nga jashtë e stadiumit ishte shumë e bukur dhe vendi ishte shumë i bukur. Mendoj dhe shpresoj që edhe nesër të kemi këto ndjesi të mira pas lojës”. Kirill Alshevsky, trajneri i BATE Borisov, ka folur për përplasjen me Partizanin në “Air Albania”. Tekniku i bjellorusëve është ndalur te vështirësitë që po kalon ekipi i tij në vitet e fundit dhe pritshmëritë në raundin e parë të Champions, kundër Partizanit.

Një skuadër fare e panjohur, me ndryshimin e trajnerit: “Gjithmonë kam pasur vëmendje për lojtarët shqiptarë që kanë një veçori të tyre, që është teknika. Janë agresivë, janë motor me pak fjalë. Kam pasur disa lojtarë që i vëzhgoja. Bakaj ka luajtur me mua, por nuk dua të përmend dikë në veçanti. A kam marrë informacione nga ai? Jo, ai është në Rumani dhe nuk e kam kontaktuar”.

Në pamje të parë, BATE duket favorit, duke qenë në mes të kampiontatit dhe Alshevsky nuk e mohon: “Në teori normalisht që për ne është favor, se ne jemi aktiv. Mbaruam fazën e parë, por nuk dolëm mirë. Por për ne gjithsesi është favor se jemi në stërvitje dhe mund ta quajmë që është favor për skuadrën tonë”. Tekniku bjellorus gjithësesi shton se kartat janë ngatërruar me lëvizjen e të kuqve në drejtimin teknik. “Jemi në dijeni që ka ndryshuar trajnerin dhe kjo na krijon pak vështirësi se mund të ndryshojnë taktikat. Duket që skuadra ka një formacion shumë të freskët, të mirë dhe cilësor. E mendoj që nuk do të jetë fare e thjeshtë”.


KTHIMI, FAVORI I PARTIZANIT

“Për ne nuk është plus se do luajmë në një shtet tjetër. Ekipi do të donte të luante në vendlindjen tonë se për tifozët është kryesorja. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, kështu na kanë caktuar dhe do të luajmë aty” nisi Alshevsky. Tekniku, futet edhe në llogari, që natyrisht i bën sipas variantit që e nxjerr fitues: “A është barazimi rezultat i mirë? Çdo rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv. Nëse do të tregojmë futboll cilësor, do të donim të fitonim. Edhe nëse do të luajmë shumë keq e të fitojmë 2-0, do të jem shumë i lumtur”.

PROBLEMET E BATE BORISOV

Bjellorusët duket se përjetojnë situata të ngjashme me ato të klubeve shqiptare, edhe pse nuk është rasti i Partizanit: “Për fat të keq na iku mbrojtësi kryesor, por kemi marrë një mbrojtës tjetër. Kemi marrë një lojtar shumë cilësor nga Shakhtar. Ai ka dalë kampion atje dhe për këtë arsye mendoj se jemi mirë. Të dy këta lojtarë kanë luajtur me Shakhtar Soligorsk dhe tani janë me ne. Ne kemi vështirësitë tona për të ardhur në shtetet europiane. Një nga mbrojtësit tonë erdhi para një ore. Ishte e vështirë me udhëtimet e gjata por ja ku jemi, ia dolëm”, e mbylli Alshevski.

#Bakaj #nuk #bën #spiunin #Alshevsky #në #padije #për #Partizanin #Zekic #Mund #të #ndryshojë #taktikat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button