E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken: Ngriti kurthe, i pabesë!

Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.
Gjatë fjalës së tij me emigrantët në Itali teksa foli për fitoren e Donald Trump, Berisha tha se presidenti i SHBA-ve, i ndaloi Blinkenit të futet në ndërtesat e qeverisë amerikane.
Sipas Sali Berishës, Blinken është një i pabesë që ngriti kurthe për të mashtruar kombin e tij.
“Miq, e keni marrë vesh. Mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken të futet në cdo ndërtese federative. Stop. I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjera të tilla për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si sekretar shteti i vendit më të madh, përfundoi sekretar i George Soros”, tha ndër të tjera Berisha.
#shpalli #grata #Berishës #nuk #del #inati #Blinken #Ngriti #kurthe #pabesë
Java News