Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, sepse siç tha ai, është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova”, tha Vuçiç.
“Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet”, shtoi presidenti serb, sipas asaj që shkruan Tanjug.
#Zgjedhjet #në #Kosovë #Vuçiç #bën #thirrje #serbëve #vetmja #garanci #që #Kurti #mos #tju #dëbojë #është
Java News