“Ditë historike”/ Stoltenberg: Turqia do të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO

Shefi i aleancës Jens Stoltenberg ka bërë me dije se Presidenti i Turqisë Erdogan pranoi të mbështesë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.
Stoltenberg e tha këtë pas takimit në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Presidenti Erdogan është pajtuar që të çojë në Asamblenë Kombëtare protokollin e pranimit të Suedisë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të punojë ngushtë me Asamblenë që protokolli të ratifikohet”, tha ai.
“Kjo është ditë historike”, shtoi Stoltenberg gjatë një adresimi për media.
Në një deklaratë të ndarë u njoftua se Suedia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje.
Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.
Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
/f.stafa
#Ditë #historike #Stoltenberg #Turqia #të #mbështesë #pranimin #Suedisë #në #NATO