Aktualitet

Dosja e SPAK/ Vila e Ahmetajt në Palasë u arredua si hotel nga Zoto, jepej 2 mijë euro me qira

Prokuroria thotë dhe për vilën në Palasë, “Casa Alba” ka dyshime mbështetur në prova, se shoqëria “Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj në kuadrin e ristrukturimit dhe arredimit të vilës ambjentit hotel.

Në dëshminë e saj ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka, thotë se vila e cila jepej me qera për 2 mijë euro në muaj për tu përdorur si hotel e ka administruar deri në fund të gushtit 2022 ndërsa pas divorcit e mori Ahmetaj

Pasi ambjenti u përshtat në AIRBNB ra covidi dhe për rreth një vit nuk është dhënë me qera. I kemi vënë emër “Casa Alba”, meqënëse mua më thërrasin shkurt Alba vajzat e mia. Unë gjeta një shoqeri e cila quhet Choose Balkan, e cila merret me menaxhimin e dhënies me qera, prej 2000 euro në muaj. Edhe ujin dhe dritat i paguan kjo shoqeri kurse tatimin në burim e paguajmë ne. Por ku këtë pronë e mori Arbeni më duket se ai këmbënguli që ta paguante shoqëria tatimin në burim. Unë pronën e kam administruar deri në fund të gushtit 2022 dhe kur është bërë kontrata e re, e mori Arbeni, pas divorcit. Të ardhurat e kishim ndarë që do shkonin për shkollen e goces se vogël…”. 

Përsa më sipër, sipas prokurorisë konstatohet se edhe në lidhje me apartamentin e shndërruar në hotel, me emrin “Casa Alba” mbështetur në të dhënat e administruara ka dyshime të arsyeshme, mbështetur në prova, se shoqëria Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj”

Gjithashtu thuhet se kjo pronë nuk është deklaruar në deklarimin e pasurisë së vitit 2021 dhe dorëzuar në 2022.

“Referuar deklaratave të pasurisë së shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka nuk rezulton të jetë deklaruar Vila me nr. 73 ndodhur në Green Coast Palasë. Gjithashtu, referuar deklaratës së pasurisë me nr. 1573 të vitit 2021, të dorëzuar më datë 26.10.2022, rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj, ka deklaruar si banesë të tij atë të ndodhur në rruga Kongresi i Lushnjes, Nd. 5, H. 10, Njësia Administrative nr. 7, Njësia Bashkiake nr. 7, Tiranë dhe nuk deklaron asnjë vendqëndrim tjetër. Në datë 11.01.2021 shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të jetë bërë babai i të miturës K.Ahmetaj nga lidhja që ka me shtetasen Erjola Hoxha, ku në çertifikatë familjare është përcaktuar atësia Arben dhe amësia Erjola.”

/f.stafa

#Dosja #SPAK #Vila #Ahmetajt #në #Palasë #arredua #hotel #nga #Zoto #jepej #mijë #euro #qira

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button