Zgjedhjet në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ thirrje qytetarëve: Votoni! Shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në të gjitha qendrat e vendvotimit në Kosova procesi ka filluar me kohë.
Zëdhënësi në këtë institucion, Valmir Elezi ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjitha qendrat e vendvotimeve.
Ndërsa ka bërë thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhorë ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në të gjitha qendrat e votimit. Duke u mbështetur në informacione që kemi pranuar deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, në 903 në gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime ka filluar procesi i votimit në zgjedhjet për kuvendin e Republikës së Kosovës. Përveç votimit të rregullt në këto qendra votimi siç e dini KQZ, ka caktuar edhe 38 qendra të votimit me kusht, nga një për çdo komunë me gjithsej 56 vendvotime. KQZ, u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar në zgjedhjet për kuvendin e ardhshëm të Kosovës”, tha Elezi.
Numri i qendrave të votimit është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1,970,944.
#Zgjedhjet #në #Kosovë #Zëdhënësi #KQZ #thirrje #qytetarëve #Votoni #Shfrytëzoni #të #drejtën #tuaj #kushtetuese
Java News