Aktualitet
Mungon rryma, nuk punon kamera në një qendër votimi në Malishevë

Në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, gjimnazi “Hamdi Berisha” votimi ka filluar me kohë në orën 07:00.
Mirëpo, votimi atje ka filluar pa vëzhgimin e kamerave, kjo për arsye se në klasën ku është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, nuk ka rrymë, aty ka vetëm drita dhe kamerat ende nuk janë instaluar, përcjell Klankosova.tv.
Menaxheri i qendrës, Izet Hoti ka thënë se problemi qëndron tek mungesa e kabllove vazhduese, të cilat sipas tij, nuk kanë ardhur ende.
Në lidhje me këtë, nga KQZ kanë thënë që sigurimi i këtyre kabllove për shkollat nuk është në kompetencën e tyre.
#Mungon #rryma #nuk #punon #kamera #në #një #qendër #votimi #në #Malishevë
gazetablic.com