Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri mijëra euro, procedohet penalisht 55-vjeçari nga Kosova

Një 55-vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi ka tentuar të kalojë 16 mijë eurot e padeklaruara.

Sipas njoftimit të bluve, paratë ishin të fshehura në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga i ndaluari me iniciale G. M. Autoritetet doganore e kaluan makinën në vijën e dytë për kontroll të detajuar, teksa sekuestruan shumën e parave të gjetura.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 55-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

PKK Morinë

Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

#Tentoi #të #fuste #në #Shqipëri #mijëra #euro #procedohet #penalisht #55vjeçari #nga #Kosova
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button