Sot ishte faji im, por ka edhe 15 ndeshje të tjera për garën me Napolin –

Interi ka bërë një tjetër hap të gabuar. Ekipi zikaltër ka humbur në transfertë ndaj Fiorentinës në shifrat 3-0. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Inzaghi u shpreh se ekipi i tij e meritoi këtë humbje dhe njëkohësisht ka marrë të gjithë përgjegjësinë. Ndryshe nga ndeshjet me Milanin ku trajneri zikaltër tregonte gabimet e arbitrave, këtë herë nuk kishte asnjë justifikim për lojtarët e tij, mungoi dëshira.
“Ishte një humbje e merituar, ajo që më mërizt më shsumë është se e merituam humbje, nuk treguam asgjë në fushë. E dinim që Fiorentina do të mbrohej dhe ia dolën shumë mirë. E nisëm shumë keq dhe ikim të zemëruar në shtëpi. Nuk kishim humbur prej katër muajsh. Mungoi cdo gjë sot, vrapimi, përqendrimi, agresiviteti. Dhe në pjesën e dytë ishim më keq se në të parën. Unë jam përgjigjës për këtë, por nuk koha për drama, nuk ka mbaruar ende asgjë, humbja e fundit në kampionat ishte para katër muajsh. -3 nga Napoli? Kanë ngelur edhe 15 ndeshje, nuk është koha për të parë tabelën”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/
#Sot #ishte #faji #por #edhe #ndeshje #të #tjera #për #garën #Napolin
SportExpress