Aktualitet

Në rajon fillon një rund i ri i bojkotimit të supermarketeve, të hënën edhe në Kosovë

Qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor u është bërë thirrje për një tjetër bojkot ditën e sotme.

Pasi bojkoti i mëparshëm shtatëditor i tre zinxhirëve të shitjes me pakicë dhe tre produkteve në Kroaci nuk çoi në ulje të çmimeve, u vendos që të vazhdohet bojkoti në një raund të ri të një zinxhiri të shitjes me pakicë edhe për shtatë ditë të tjera.

“Nuk kemi vërejtur që çmimi i ndonjë produkti është ulur”. Vëmë re se edhe çmimet e disa produkteve janë rritur, prandaj po ecim përpara”, kanë thënë organizatorët e bojkotit në Kraoci.

Për të premten është paralajmëruar bojkot i përgjithshëm dhe kjo është e premtja e tretë radhazi në të cilën qytetarëve u bëhet thirrje që të abstenojnë praktikisht nga të gjitha format e blerjeve, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Platforma “Përshëndetje, Inspektor” u bëri thirrje qytetarëve kroatë që edhe një herë, si në një bojkot të përgjithshëm të premten, ashtu edhe në një bojkot javor të një zinxhiri të shitjes me pakicë, të tregojnë unitet dhe të bëjnë presion shtesë ndaj shitësve me pakicë, si dhe qeverisë.

Ndonëse Qeveria kroate ka vendosur të zgjerojë “bllokimin e çmimeve” nga 30 në 40 produkte të tjera, ose në gjithsej 70, si dhe për faktin se rrjetet e shitjes me pakicë kanë paralajmëruar ulje çmimesh për qindra produkte, apo disa mijëra, qytetarët mendojnë se kjo nuk është një masë e mjaftueshme.

Qytetarët shpenzojnë më pak dhe jo vetëm të premteve. Javën e kaluar, siç thuhet nga Administrata Tatimore Kroate, janë shpenzuar gjithsej 42 milionë euro më pak se një javë para bojkotit.

Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Slloveni

Bojkoti i dytë radhazi i blerjeve është paralajmëruar për të premten në Bosnje dhe Hercegovinë, por ai do të zgjatet edhe të shtunën.

Qeveria e entitetit boshnjak Federata e BeH ka njoftuar se do të publikojë një listë me 50 produkte, çmimet e të cilave synon t’i ulë me vendim dhe t’i “bllokojë”.

Në të njëjtën kohë, një bojkot i produkteve në Serbi u shpall edhe të premten, dhe në Slloveni një bojkot njëjavor i disa zinxhirëve dhe produkteve të shitjes me pakicë është duke u zhvilluar pasi ishte mënyra e parë e bojkotimit të blerjeve në atë vend javën e kaluar.

Bojkot edhe në Kosovë

Iniciativës për bojkot të dyqaneve të mëdha, për shkak të abuzimit me çmime, do t’i bashkohen edhe përfaqësues të konsumatorëve në Kosovë. Ata kanë thënë se masat duhet të merren me urgjencë, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pagat e ulëta dhe çmimet e larta që, sipas tyre, kanë varfëruar shumë familje.

Të hënën, më datë datë 10 shkurt, marketet e mëdha pritet të mbesin pa konsumatorë.

Kjo thirrje është duke u bërë tash e disa ditë në grupin e formuar në facebook “Bojkoto Produktet”.

Administratorët e grupit deklarojnë se synimi i tyre është të ndërgjegjësojnë konsumatorët për çmimet në treg dhe të nxisin një debat të hapur mbi këtë çështje. Ata besojnë se transparenca dhe informimi janë thelbësore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ndikuar pozitivisht në politikat tregtare.

Bojkoti njëditor është menduar si një mjet simbolik që synon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe institucioneve përkatëse mbi çështjet e çmimeve të larta. “Përmes këtij bojkoti, ne dëshirojmë të sjellim këtë temë në qendër të vëmendjes dhe të krijojmë një valë reagimesh që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës,” thonë ata.



#Në #rajon #fillon #një #rund #bojkotimit #të #supermarketeve #të #hënën #edhe #në #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button