Aktualitet

Policia e Pejës sekuestron pistoletë dhe veturë pas ndjekjes së të dyshuarit

Policia në Pejë pasditen e së martës ka ndjekur një të dyshuar të panjohur, i cili ka hyrë në oborrin e një fabrike dhe gjatë ikjes ka gjuajtur në tokë një pistoletë me karikator me 9 fishekë.

Arma është sekuestruar nga policia, ndërsa në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.

Rasti vazhdon nën hetime policore.



#Policia #Pejës #sekuestron #pistoletë #dhe #veturë #pas #ndjekjes #së #të #dyshuarit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button