Aktualitet

Kush është 22-vjeçari shqiptar që u shua në aksidentin tragjik në Itali

Autoritetet italiane kanë identifikuar dhe ndaluar të riun që natën mes të premtes dhe së shtunës, drejtonte Range Rover-in që doli nga rruga e më pas shpërtheu në flakë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Brianza të Monzas, duke çuar në vdekjen e të riut 22-vjeçar Arnold Selishta dhe plagosjen e dy të rinjve të tjerë.

Shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ai u identifikua dhe arrestua nga karabinierët që po e hetojnë për vrasje rrugore. Sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, të rinjtë të moshës 18-23 vjeç kishin qenë në një lokal në Nova Milanese. Më pas ata hipën në dy makina, një BMW M8 dhe Range Rover-in dhe nisën të udhëtonin me shpejtësi krah njëri-tjetrit, në rrugën Monza-Saronno.

Range Rover-i humbi kontrollin në Limbiate, duke dalë jashtë rruge. U rrotullua disa herë e më pas shpërtheu në flakë. 22-vjeçari shqiptar mbeti i bllokuar brenda mjetit. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që i erdhën në ndihmë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por plagët e marra ishin të rënda dhe ndërroi jetë.

Hetuesit mësohet se kanë marrë në pyetje të gjithë të rinjtë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, si dhe po analizojnë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë.

/a.r

#Kush #është #22vjeçari #shqiptar #që #shua #në #aksidentin #tragjik #në #Itali

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button