Aktualitet

Fjalimet e të rinjve në Kuvendin Kombëtar të PS / Anuela Ristani: S’mund t’i vëmë damka rinisë, të jemi pozitivë ndaj tyre

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, e ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi fjalimet e të rinjve në Kuvendin Kombëtar të PS.

Ristani theksoi se rinisë nuk mund t’i vendosim damka. Ajo shtoi se duhet të jemi më pozitivë ndaj të rinjve që vendosin të angazhohen në politikë.

Anuela Ristani: Mos t’i vëmë damka rinisë. Ndoshta të rinjtë nuk janë perfekt, por duhet të inkurajohen. Duhet të jemi më pozitivë ndaj të rinjve që vendosin të angazhohen në politikë. Të rinjtë në PS kanë bërë një zgjidhje, ata nuk janë më kot aty.

Ata kanë vendosur të angazhohen në një parti politike. Rinia ka të drejtë që të zgjedhë PS-në, PD-në, partitë e reja, është diçka normale. Ndonjëherë servilizmi nuk është përgjegjësia e një individi, ndonjëherë nuk e kërkon as lideri, është produkt i një shoqërie jo të zhvilluar shëndetshëm të themi.

#Fjalimet #të #rinjve #në #Kuvendin #Kombëtar #të #Anuela #Ristani #Smund #vëmë #damka #rinisë #të #jemi #pozitivë #ndaj #tyre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button