Tronditëse! 15-vjeçari vritet me thikë në ambientet e shkollës në Angli, arrestohet nxënësi i dyshuar për vrasjen

Një djalë 15-vjeçar ka vdekur pasi u godit me thikë në një shkollë në Sheffield të Anglisë.
Policia u thirr në shkollën e mesme Katolike All Saints në Granville Road në orën 12:17 pas raportimeve për një goditje me thikë.
Policia e South Yorkshire tha se djali “pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimit të ambulancës, ai fatkeqësisht vdiq pak më vonë”.
Një 15-vjeçar tjetër është ndaluar nën dyshimin për vrasje dhe ndodhet në paraburgim.
Duke folur jashtë selisë së policisë, ndihmës shefja e policisë Lindsey Butterfield tha: “Me trishtim të madh ndaj me ju sot, një adoleshent ka vdekur pas goditjes me thikë në një shkollë të Sheffield më herët sot.
“Mendimet tona janë me familjen e djalit, miqtë e tij dhe gjithë komunitetin e shkollës”.
#Tronditëse #15vjeçari #vritet #thikë #në #ambientet #shkollës #në #Angli #arrestohet #nxënësi #dyshuar #për #vrasjen
Java News