Aktualitet

Izmir Zeqiri kërcënohet përsëri përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit që thotë se e ka kërcënuar

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri,  ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale për herë të katërt nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel.

Sipas Zeqirit, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për herë të katert. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Heronjtë dhe figurat historike të Popullit Shqiptar”.

Zeqiri ka theksuar se ky person, i cilësuar nga ai si “frikacak”, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.

Kryetari i Komunës ka kërkuar që organet përkatëse të merren me këtë çështje dhe të sigurojnë mbrojtjen e tij dhe të nderit të popullit shqiptar, duke e denoncuar këtë veprim në përputhje me ligjin.



#Izmir #Zeqiri #kërcënohet #përsëri #përmes #rrjeteve #sociale #publikon #identitetin #serbit #që #thotë #kërcënuar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button