Ukrainasja dhe rusja bëhen bashkë për prostitucion në Vlorë

Një ruse dhe një ukrainase janë shpallur në kërkim pasi kanë përdorur një apartament në lagjen “24 Maji” të Vlorës për të shfrytëzuar shtetase të huaja për prostitucion.
35-vjeçarja me iniciale Y.M. (banuese në Ukrainë) dhe 31-vjeçarja me iniciale K.A. (banues në Rusi) dyshohet se shfrytëzonin për 2 ukrainase të tjera për prostitucion, të cilat u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e ruses dhe ukrainases të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Ukrainasja #dhe #rusja #bëhen #bashkë #për #prostitucion #në #Vlorë
Java News