Aktualitet

“Zgjidhni Kanadanë”, Trudeau thirrje kanadezëve: Blini vetëm produkte vendi

Kryeministri kanadez Justin Trudeau i bën thirrje popullit të tij të blejnë produkte të prodhuara në vend, si një përgjigje kundër vendosjes së tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një postim në rrjetin e tij social X, Trudeau shkruan “Tani është koha të zgjidhni produktet që janë prodhuar në Kanada. Kontrolloni etiketat. Le të bëjmë pjesën tonë. Kudo që mundemi, zgjidhni Kanadanë.”

Trump njoftoi pak ditë më parë se do të vendoste tarifa 25% për importet nga Kanadaja – duke filluar nga e marta, 3 shkurt.

Kjo bëri që Trudeau të shpallte kundër-tarifa këtë mëngjes, duke thënë se Kanadaja do të vendoste tarifa 25% për 155 miliardë dollarë kanadezë (85.9 miliardë paund) të mallrave amerikane.



#Zgjidhni #Kanadanë #Trudeau #thirrje #kanadezëve #Blini #vetëm #produkte #vendi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button