Sport

“Është në formë të shkëlqyer”! Pas Barcelonës edhe kundër Torinos, Berat Gjimshiti shpallet më i miri te Atalanta –

Berat Gjimshiti është në një formë brilante. Mbrojtësi shqiptar u shpall si njeriu i ndeshjes te Atalanta kundër Barcelonës, atje ku arritën që të dalin me pikë nga Camp Nou. Megjithatë në përballjen e kampionatit kundër Torinos, Atalanta zhgënjeu duke dalë me vetëm një barazim 1-1.

Për fat të mirë, goli i Atalantës u shënua nga ana e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 7.5 sipas “Bergamo Corriere.it”, duke rezultuar sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes te Atalanta. “Në të djathtë përballet me Karamoh, një lojtar i bezdisshëm për fizikun e Gjimshitit, por shqiptari e përballon mirë. I vjen në ndihmë edhe bashkëlojtarëve në të tjera duele të fituara dhe mbi të gjitha, shënon golin e shkëlqyer me kokë. Është në formë të shkëlqyer”, shkruhet në median italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Është #në #formë #të #shkëlqyer #Pas #Barcelonës #edhe #kundër #Torinos #Berat #Gjimshiti #shpallet #më #miri #Atalanta
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button