Aktualitet

Gruaja e rreh/ Burri shqiptar ankohet në polici: Bën sjellje të pahijshme, sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes

Një burrë në Prizren është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.S., i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij me inicialet V.K. Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00. Mësohet se gruaja e ka dhunuar bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Nga ana tjetër, burri i dhunuar ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore dhe se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Policia thotë se e ka patur të pamundur për të intervistuar gruan dhunuese, pasi është shtatzënë dhe nuk ka qënë aspak bashkëpunuese./m.j

#Gruaja #rreh #Burri #shqiptar #ankohet #në #polici #Bën #sjellje #të #pahijshme #sulmon #edhe #anëtarët #tjerë #të #familjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button