Aktualitet

“Demokracia nuk negociohet!”, Vokshi në Asamblenë e KE: Mos toleroni autokratët

Deputetja e PD, Albana Vokshi, përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) gjatë fjalës së saj u shpreh se autokracitë janë kthyer edhe një herë në kërcënimin më të madh, jo vetëm për lirinë dhe demokracinë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.

“Tolerimi i autoritarizmit për hir të stabilitetit nuk është zgjidhje – herët a vonë, autokratët sjellin konflikt, paqëndrueshmëri dhe kërcënime që shtrihen përtej kufijve të tyre. Ne, duhet të mbajmë qëndrim të vendosur kundër liderëve autoritarë dhe të gjithë atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat e njeriut”, ka deklaruar ajo, ndërsa ka bërë thirrje për të mos mbështetur liderët në Shqipëri dhe Ballkan që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat politike.

Fjala e plotë:

Demokracia nuk negociohet!!!

Faleminderit z. President!
Fillimisht do te doja t’i bashkohesha urimit te kolegeve për rizgjedhjen tuaj dhe ju uroj një vit të suksesshëm. Ju sigurojmë mbështeten tonë të plotë dhe shpresojmë në mbështëtjën tuaj sic keni bërë deri tan isa herë kemi pasur nevojë.
Të dashur kolegë,

Autokracitë janë kthyer edhe një herë në kërcënimin më të madh – jo vetëm për lirinë dhe demokracinë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.
E përsëri, ne duhet të qëndrojmë përballë tyre, kudo që të jenë.

Historia na ka dhënë një mësim të dhimbshëm: komunikimi I paqshëm me autokratët nuk funksionon. Vetëm diplomacia nuk i ndal. Tolerimi i autoritarizmit për hir të stabilitetit nuk është zgjidhje – herët a vonë, autokratët sjellin konflikt, paqëndrueshmëri dhe kërcënime që shtrihen përtej kufijve të tyre.
Ne, duhet të mbajmë qëndrim të vendosur kundër liderëve autoritarë dhe të gjithë atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat e njeriut. Debatet e fundit në këtë Asamble janë fokusuar në situatën në Gjeorgji, Bjellorusi, por dua t’ju tërheq vëmendjen: ka edhe vende të tjera ku demokracia është në rrezik. Përtej propagandës stërmadhe – shpesh të financuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar – mbetet një realitet i errët: burrave dhe grave në vendin tim u mohohet e drejta e tyre më themelore – e drejta për të votuar lirshëm.
Dhe kur i hiqet e drejta e votes së lirë, të gjitha të drejtat e tjera janë iluzione.
Sot, qëndroj para jush, për të ngritur zërin kundër erozionit të demokracisë dhe lirive politike në vendin tim, në Shqipëri.
Kjo nuk është vetëm lufta e imja apo e opozitës. Kjo, duhet të jetë lufta e të gjithëve ne– nëse nuk qëndrojmë së bashku tani, demokracia në vendet tona do të rrëshqasë prapa. Ne duhet të bashkohemi për të dërguar një mesazh të qartë për të gjithë liderët autoritarë:
Demokracia nuk negociohet!!!
Kurrë nuk duhet ta shkëmbejmë demokracinë për të ashtuquajturin stabilitet!
Kurrë nuk duhet të lejojmë që interesat e popullit të sakrifikohen për përfitime private!
Ajo që kërkojmë sot, është mbështetje për t’i siguruar qytetarëve të drejtën më themelore – të drejtën për të votuar të lirë!
Na ndihmoni që shqiptarët të mund të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lirisht dhe në mënyrë sekretë, duke bërë që ata dhe vetëm ata të zgjedhin se kush do t’i qeverisë.
Ne, sot, ju bëjmë thirrje: Mos mbështesni liderët në Shqipëri dhe Ballkan që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat politike.
Kjo Asamble duhet të dërgojë një mesazh të fortë:
Ne qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të pluralizmit dhe demokracisë!

Kështu, ne u dërgojmë një mesazh shprese aktivistëve, intelektualëve dhe politikanëve që luftojnë çdo ditë për lirinë dhe demokracinë në vendet tona.
Ne u tregojmë atyre se nuk janë vetëm – lufta e tyre nuk është e kotë dhe ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.
Ne inkurajojmë cdo qytetar, në vendet tona, që të refuzojnë heshtjen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre themelore.
Sepse aty ku qëndrojnë njerëzit, qëndron liria.
Aty ku njerëzit luftojnë, demokracia rritet.
Le të qëndrojmë së bashku. Le të mbrojmë demokracinë!

#Demokracia #nuk #negociohet #Vokshi #në #Asamblenë #Mos #toleroni #autokratët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button