Aktualitet

U plagos nga i dashuri i bashkëshortes/ 40-vjeçari në gjendje të rëndë, familja kërkon ndihmë: Nuk po i përballojmë dot më shpenzimet!

Prej rreth një muaji, 40-vjeçari ku Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Më 5 janar në qytetin e Fierit, 40-vjeçari u plagos nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci, ndërsa tani duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.

Miqtë dhe familjarët e Hoxhallarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë. mund ta bëjë në linkun e mëposhtëm:

https://gofund.me/3c6d5dea

Ngjarja:

40-vjeçari Gledi Hoxhallari, gazetar, u plagos më 5 janar nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Çifti ishin në proces divorci dhe kishin kishin nisur procedurat për ndarjen.

Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.
Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.
Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.
Ngjarja ka qenë e gjitha në sy të djalit të tyre të mitur.
Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur ku janë ende në kërkim.

#plagos #nga #dashuri #bashkëshortes #40vjeçari #në #gjendje #të #rëndë #familja #kërkon #ndihmë #Nuk #përballojmë #dot #më #shpenzimet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button