Përgatitjet për Euro U-17 “Shqipëri 2025”, grupi ndërinstitucional i punës zhvillon mbledhje në Rrogozhinë –

Grupi ndërinstitucional i punës zhvilloi një mbledhje në Bashkinë e Rrogozhinës, ku u diskutua ecuria e punimeve në stadiumin “Egnatia Arena” dhe masat për krijimin e një atmosfere sa më festive në qytet, në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e FSHF-së prezantuan progresin e punimeve në “Egnatia Arena”, duke konfirmuar se gjithçka po shkon drejt përfundimit dhe stadiumi do të jetë gati për finalet e Europianit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FSHF-së kërkuan që Bashkia e Rrogozhinës të marrë përsipër brandimin e qytetit dhe krijimin e një fan zone, për të ofruar një atmosferë sa më festive për qytetarët dhe tifozët që do të ndjekin eventin.
Në ditët në vijim, grupi i punës do të zhvillojë takime të tjera me qytetet mikpritëse të Kampionatit Europian, për të ndjekur hap pas hapi ecurinë e përgatitjeve.
#Përgatitjet #për #Euro #U17 #Shqipëri #grupi #ndërinstitucional #punës #zhvillon #mbledhje #në #Rrogozhinë
SportExpress