Aktualitet

Shqipëria, nën regjimin e kursit të lirë të këmbimit/ Zv.Guvernatorja e BSH: Leku ka treguar qëndrueshmëri ndër vite, por kjo…

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, e ftuar në “Sheshi i Dollarit” në Abc News tha se Shqipëria vepron nën regjimin e kursit të lirë të këmbimit valutor.

Ajo theksoi se forcimi i lekut në krahasim me monedhën europiane ka krijuar sigurisht pakënaqësi në disa segmente të tregut.

“Ka shumë vite që forcimi i lekut në raport me euron është bërë një shqetësim për segmente e caktuara të biznesit dhe për qytetarët. Ju e dini, është bërë e ditur për publikun, Shqipëria operon në një regjim kursi të luhatshëm. Ky regjim i kursit të këmbimit është i adoptuar në shumë vende të Evropës”, tha ajo.

Ajo theksoi se monedha kombëtare ka nisur forcimin e saj që nga viti 2015 dhe e ka ruajtur këtë trend.

Më tej, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë theksoi se nëse luhatja e kursit të këmbimit shpjegohet nga faktorë realë, atëherë kjo frymë nuk është negative për ekonominë, por ajo është e bazuar në logjikën e tregut të shëndetshëm.

“Nëse kemi luhatje të kursit të këmbimit, të cilat shpjegohen në faktorë realë ata janë të shëndetshme për ekonominë. Forcimi i lekut ka nisur që nga 2015 ka luajtur të njëjtin trend. Leku ka treguar qëndrueshmëri ndër vite.”, tha ajo.

#Shqipëria #nën #regjimin #kursit #të #lirë #të #këmbimit #Zv.Guvernatorja #BSH #Leku #treguar #qëndrueshmëri #ndër #vite #por #kjo
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button