Aksidentet e shumta në vend/ Eksperti: Arsye, mosnjohja e rregullave dhe mungesa e tolerancës

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Zylyftar Plaku, Ekspert Edukimi tha se në vendin tonë në raport me shkeljet rrugore ndikon shumë edhe mungesa e edukimit rrugor.
Plaku: Unë do të thoja se ne zakonisht merremi me shifrat dhe jo me atë që është kryesore. Kur thua se janë 1.5 milionë gjoba dhe rreth 680 mjete autovetura që qarkullojnë në gjithë vendin, kjo do të thotë se janë 1.5 gjoba për mjet. Kjo tregon se po të shohësh në rrugët kryesore të lagjeve ka makina të parkuara keq. Ndëshkimi mund të jetë akoma më i madh.
Arsyeja kryesore është mungesa e një edukate qytetare në drejtim të mjeteve. Përdoruesit e mjeteve dhe rrugës kanë një mungesë të theksuar qytetare që futet jo vetëm tek njohja rregullave të përdorimit të rrugës, por edhe tek mungesa e tolerancës.
#Aksidentet #shumta #në #vend #Eksperti #Arsye #mosnjohja #rregullave #dhe #mungesa #tolerancës
Java News