Super Egnatia! Fitojnë kundër Bylisit dhe marrin shkëputjen në vendin e parë, “Final Four” duket mision i mbyllur –

Ndryshe nga sezonet e tjera, këtë herë Egnatia nuk e nisi me hapin e kampionit edicionin e Superiores. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës bëri disa gabime në fillim, por me kalimin e kohëve, ka futur një tjetër marsh dhe po rikthehet te rezultatet pozitive.
Sot Egnatia ka arritur që të mund Bylisin në shifrat 2-1. Golat e Lushkjas dhe të Ndrecës, do të bënin që realizimi i Malomos t’i shërbente vetëm statistikave. Për t’u theksuar fakti se Bylisi ishte padyshim një prej ekipeve më të mira të Superiores sa i përket javëve të fundit. Me këtë fitore Egnatia mban vendin e parë me 4 pikë më shumë se Partizani. /Sport Ekspres/
#Super #Egnatia #Fitojnë #kundër #Bylisit #dhe #marrin #shkëputjen #në #vendin #parë #Final #duket #mision #mbyllur
SportExpress