Kurti nga tubimet në Prishtinë: Në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherëshit kryetar i partisë, Albin Kurti ka mbajtur tubime në Prishtinë, për dy netë me radhë, shkruan .
Kurti përmes një postimi në Facebook tregoi se tubimet u zhvilluan në Hajvali dhe Dardani, me ç’rast ai paraqiti planet dhe angazhimet e tij për qytetarët e Komunës së Prishtinës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kurti theksoi se, në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të nisë ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe i Portit të Thatë, do të dyfishoj kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, do t’a rinovoj Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtoj Kullën TIK apo ICT Tower.
“Dy net me radhë, dy tubime në Prishtinë. Një në Hajvali dhe një në Dardani.
Për banorët e Komunës së Prishtinës e për qytetarët e Republikës, zotohemi se në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë, do të dyfishojmë kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, rinovojmë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtojmë Kullën TIK apo ICT Tower”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
#Kurti #nga #tubimet #në #Prishtinë #Në #mandatin #ardhshëm #nisim #ndërtimin #hekurudhës #PrishtinëDurrës #dhe #Portin #Thatë
gazetablic.com