Gjykata jep vendimin për Rrajat e dhunës me shkopinj në Krujë

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Në qeli do të qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja.
Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga gjykata. Ata u akuzuan për për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Pronari i lokalit në Fushë Krujë ku ka ndodhur ngjarja u akuzua se nuk e ka kallëzuar krimin dhe se ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamerat e sigurisë.
Një ditë më parë u arrestuan edhe 4 persona të tjerë të cilët pritet të dalin të hënën para gjykatës. 6 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim. Mes të kërkuarve janë Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja.
Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Policia ngriti postoblloqe mbrëmjen e djeshme në hyrje e dalje të Krujës dhe kontrolloi makinat me xhama të zinj, por ende nuk ka rezultate për personat e shpallur në kërkim.
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. ©
#Gjykata #jep #vendimin #për #Rrajat #dhunës #shkopinj #në #Krujë
Lapsi