Aktualitet

Edicioni i 6-të i CIIE tërheq mbi 280 sipërmarrje liderë të industrisë

Më shumë se 280 ndërmarrje dhe kompani të “Fortune 500”, liderë të industrisë, janë regjistruar për Ekspozitën e gjashtë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e planifikuar të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor të këtij viti.

Për edicionin e këtij viti është bashkëpunuar bizneset për të ndihmuar në përgatitjen e stendave të tyre, që do të vendosen në mbi 330.000 metrash katrorë në zonën e ekspozitës, bën të ditur “Xinhua”.

Për të tërhequr më shumë ekspozues për t’u bashkuar me ekspozitën, zyra e CIIE-së ka organizuar aktivitete të shumta promovuese në më shumë se 30 vende dhe rajone që nga fillimi i këtij viti, deklaroi Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i kësaj zyre.

CIIE është ekspozita e parë e dedikuar e importit në botë dhe edicionet e saj të mëparshme kanë parë rezultate të frytshme.

/a.r

#Edicioni #6të #CIIE #tërheq #mbi #sipërmarrje #liderë #të #industrisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button