Polonia i druhet më të keqes, “blindon” me 1 mijë ushtarë e 200 mjete kufirin me Bjellorusinë

Në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes në vend, Polonia ka filluar të dislokojë më shumë se 1 000 ushtarë shtesë dhe 200 automjete ushtarake drejt kufirit të saj lindor me Bjellorusinë.
Ishte ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, i cili njoftoi dje masën, të quajtur “Operacioni Podlachia”, sipas agjencisë polake të lajmeve, PAP.
Blaszczak tha se Polonia synon të demonstrojë se është e përgatitur të reagojë ndaj çdo “përpjekjeje destabilizimi” përgjatë kufirit.
Rajoni Podlaskie i Polonisë shënon kufirin midis anëtarit të NATO-s dhe Bjellorusisë, një ish-republikë sovjetike që është e lidhur ngushtë me Rusinë.
Tensionet përgjatë kufirit me Bjellorusinë janë rritur që kur Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
/a.r
#Polonia #druhet #më #të #keqes #blindon #mijë #ushtarë #mjete #kufirin #Bjellorusinë