Ndeshja Shqipëri-Andorrë, dalin në shitje biletat

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre që tani.
FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
Ndërkohë, çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm sërish edhe pse përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra. Ato variojnë nga 2 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
#Ndeshja #ShqipëriAndorrë #dalin #në #shitje #biletat
Java News