Aktualitet

Eurovizion 2025 / Shqipëria do të performojë e 8-ta në natën e parë gjysmë finale

Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 8-ti në radhë, të martën e 13 majit 2025, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me “Zjarr”, këngë që triumfoi në Festivalin e Këngës.

Përzgjedhja e radhës së interpretimit bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti, ndërsa Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruar  si vendet “big”, nuk garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovizion, nuk garon në gjysmëfinale.

Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.

Radha e vendeve që do të intepretojnë:

Gjysmëfinalja e parë

  1. Estoni
  2. Islandë
  3. Poloni
  4. Portugali
  5. Slloveni
  6. Suedi
  7. Ukrainë
  8. Shqipëri
  9. Azerbajxhan
  10. Belgjikë
  11. Kroaci
  12. Qipro
  13. Holandë
  14. Norvegji
  15. San Marino

 

Gjysmëfinalja e dytë

  1. Armeni
  2. Australi
  3. Austri
  4. Greqi
  5. Irlandë
  6. Letoni
  7. Lituani
  8. Mali i Zi
  9. Çeki
  10. Danimarkë
  11. Finlandë
  12. Gjeorgji
  13. Izrael
  14. Luksemburg
  15. Maltë
  16. Serbi

#Eurovizion #Shqipëria #të #performojë #8ta #në #natën #parë #gjysmë #finale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button