Aktualitet

Avioni rrëzohet në mes të fushës, raportohen 6 viktima

6 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua të shtunën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një avion i vogël Cessna C550, për arsye ende të paqarta u rrëzua në mes të një fushe, shumë pranë aeroportit të qytetit të Murrieta.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, por avioni kishte shpërthyer në flakë, dhe nuk mund të bëhej asgjë për personat që udhëtonin brenda mjetit fluturues.

Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Harry Reid” në Las Vegas, teksa identiteti i viktimave ende nuk dihet.

/a.r

#Avioni #rrëzohet #në #mes #të #fushës #raportohen #viktima

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button