Aktualitet

Vota e diasporës në 11 Maj, vijon të rritet numri i kërkesave në platformën PER

Kërkesat në platformën e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e me të drejtë vote, vijojnë të rriten. Në platformën e regjistrimit PER, shifrat flasin pozitivisht: rreth 90 mijë kërkesa dhe më shumë se 86 mijë janë ato të shqyrtuara, ndërsa të miratuara janë 55 mijë. Në kërkesat sipas gjinisë, numri i meshkujve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kalon 55 mijë, por edhe i femrave kalon 35 mijë.

Në faqen zyrtare të KQZ, në tabelën grupmosha, vijojnë të jenë të interesuar 26-35 vjeçarët, më pas 36-45, 46-55 vjeç, ndërsa shifra më e ulët paraqitet për moshat 18-25 vjeç me rreth 9,100 të regjistruar. Numri më i lartë i kërkesave vjen nga shteti fqinj, Italia, më pas Greqia e Gjermania etj., ndërsa në rang qarku, kërkesa më të mëdha ka kryeqyteti, Tirana, Fieri, Korça, ndjekur nga Durrësi, Berati, Vlora etj.

Platforma PER, startin e pati më 11 janar dhe do të jetë e hapur deri më 4 mars, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon t’u bëjë thirrje bashkatdhetarëve me të drejtë vote të regjistrohen në platformën e regjistrimit: diaspora.kqz.gov.al.

Ndërkaq, shtetasit të cilët duan të regjistrohen për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit duhet të sigurojnë paraprakisht kartë identiteti apo pasaportë biometrike, një dokument që tregon emrin e plotë dhe adresën e banimit e të ndjekin me vëmendje udhëzimet. Nëse dokumentit të identitetit i ka kaluar data e vlefshmërisë, duhet kontaktuar ambasada apo konsullata për rinovimin e tyre.

#Vota #diasporës #në #Maj #vijon #të #rritet #numri #kërkesave #në #platformën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button