Aktualitet
Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, Vangjel Dule: Nuk ishte thjesht njeri i kishës dhe teologjisë, kishte ndikim të gjerë në shoqëri

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur për figurën e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Athinë pas javësh i shtruar.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Dule tha se Kryepeshkopi Anastas ishte në përmasat e një apostulli të kohës moderne.
“Ai ishte në përmasat e një apostulli të kohëve moderne,” tha Dule.
Ai shtoi se kryepeshkopi ishte edhe një njeri me ndikim të gjerë në shoqëri dhe kulturë.
“Nuk ishte thjesht një njeri i Kishës dhe teologjisë; ai kishte një ndikim të gjerë në shoqëri dhe kulturë,” tha Dule.
#Ndarja #nga #jeta #kryepeshkopit #Anastas #Vangjel #Dule #Nuk #ishte #thjesht #njeri #kishës #dhe #teologjisë #kishte #ndikim #të #gjerë #në #shoqëri
Java News