Sport
“Hat trick”-u i parë me fanellën e Realit të Madridit, Kilian Mbape ngrihet në lartësinë e madrilenëve –

Kilian Mbapeja duket se e ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë të përshtatjes te Reali i Madridit. Në javët e fundit, francezi ka dëshmuar se është ngritur në nivelin që kërkohet te madrilenët. Sot sulmuesi 26-vjeçar ka realizuar “hat trick”-un e tij të parë me fanellën e “los blancos”-ve.
Mbape i ka dhënë fitoren 3-0 Realit përballë Vajadolidit me golat e shënuar përkatësishtë në minutat 30’, 57’ dhe 90’ (p.). Tashmë ai shkon në kuotën e 22 golave në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, teksa 8 prej tyre janë shënuar në 5 javët e fundit./Sport Ekspres/
#Hat #tricku #parë #fanellën #Realit #të #Madridit #Kilian #Mbape #ngrihet #në #lartësinë #madrilenëve
SportExpress