Aktualitet

Masakra e Dobraçit, gazetari: Dosja ka një autor, ja përse çështjen e mori në dorë SPAK

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka dhënë informacion të rëndësishëm lidhur me masakrën e Dobraçit, duke theksuar se ngjarja dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Ai shpjegoi se ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve të ngjarjes.

Çelmeta theksoi se hetimet janë përqendruar në lidhje me një organizatë kriminale të strukturuar, çka ka bërë që çështja t’i kalojë në dorëzim Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

“Dyshohet se ngjarja është kryer nga vrasës me pagesë. Ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve. Për shkak se kanë zbuluar se kanë të bëjnë me organizatë kriminale të strukturuar ngjarja është kaluar në dorëzim të SPAK”, tha ai.

#Masakra #Dobraçit #gazetari #Dosja #një #autor #përse #çështjen #mori #në #dorë #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button