Sport
I turpshmi Muçi! Në Turqi i tregojnë “recitalin” që bëri në fushë, Milot Rashica ndërhyn: Ishte e madhe –

Ernest Muçi dhuroi një paraqitje spektakolare në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Atletiko Bilbaos në Europa League. Momenti i shumëpërfolur dhe që ka marrë shumë shikime ishte ai kur Muçi krijoi një recital duke u tallur me dy mbrojtës kundërshtarë, në hapësirë fare të vogël dhe pa e humbur topin.
Te Beshiktashi kanë vendosur që t’i tregojnë Muçit këto pamje, ndërsa “i turpshmi” Ernest kur është pyetur mbi këtë rast ka thënë shkurtimisht: “Nuk e humba topin”. Nga ana tjetër edhe Milot Rashica është pyetur për rastin në fjalë që kishte si protagonist Ernest Muçi, ndërsa Milot u shpreh: “Ishte e madhe”. /Sport Ekspres/
#turpshmi #Muçi #Në #Turqi #tregojnë #recitalin #që #bëri #në #fushë #Milot #Rashica #ndërhyn #Ishte #madhe
SportExpress